Finlanda dhe Suedia nesër (18 maj) do të dorëzojnë aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO, njoftoi kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto në Stokholm.
“Demokracia ka fituar”, tha Niinisto, raporton cnn.
“E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”, tha ai, duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që mori aplikimi në parlamentin e Finlandës.