Nga mbrëmja e sotme, Finlanda i mbyll kufijtë turistëve rusë; Te paktën këtë pretendon e përditshmja finlandeze Helsingin Sanomat që shpjegon se rregullat e reja, të marra pas njoftimeve se Rusia ka shpallur mobilizimin e përgjithshëm, synojnë që fluksi i mbërritjes së rusëve në Finlandë të bjerë deri në gjysmën e nivelit aktual.
Mund të ketë megjithatë edhe përjashtime bazuar në specifikën e rasteve të ndryshme, kufizimeve ligjore e dallimeve politike. Në parim sidoqoftë, udhëtimet nga Rusia në Finlandë dhe vendet e tjera të Shengenit do të kufizohen.
Rusët që duan t’i shpëtojnë mobilizimit ushtarak nuk dorëzohen, e së fundi, kanë nisur të mësyjnë Mongolinë.
“U largova nga vendi im sepse nuk dua të vras njeri. Është shumë e vështirë të lësh pas gjithçka, shtëpinë, atdheun, familjarët e tu. Por është gjithsesi më mirë sesa të vrasësh njerëz”.