Fitojnë Bayern dhe Chelsea, këto janë 8 skuadrat që prekin çerekfinalet e Champions League (Video)

Bayern Munchen dhe Chelsea janë dy skuadrat e fundit që presin biletën për në çerekfinalet e Champions League.

Kampionët në fuqi të Europën fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Lazios, me rezultatin 2-1.

Golat për bavarezët u shënuan nga Lewandowski (’33) dhe Choupu-Moting (’73). Ndërsa për Parolo realizoi Parolo në minutën e 82-të.

Ndërsa në “Stamford Bridge”, Blutë e Chelsea-t fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madrid, me rezultatin 2-0.

Golat për anglezët i shëuan Ziyech në minutën e 34 dhe Emerson në minutën e katërt shtesë.

8 skuadrat e kualifikuara janë: PSG, Borussia Dortmund, Porto, Liverpool, Real Madrid, Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munchen.

Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet nesër në mesditë në Nyon të Zvicrës.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika