Fjalimi i kryeministres së re të Finlandës, Sanna Marin, për aplikimin në NATO ka rindezur tensionin mes Rusisë dhe NATO-s, transmeton KosovaPost.
Tensioni mes Rusisë dhe NATO-s u ndez sërish me mesazhin e Vitit të Ri të lideres finlandeze Sanna Marin. “Finlanda ruan opsionin për të aplikuar për anëtarësim në NATO”, tha Marin në fjalimin e saj të Vitit të Ri, duke iu referuar Rusisë, se “edhe ju mund të aplikoni në Nato.”
“EDHE JU MUND TË APLIKONI PËR ANËTARËSIM”
Gjatë fjalimit të saj për Vitin e Ri, Marin vuri në dukje se çdo vend ka të drejtë të përcaktojë politikën e tij të sigurisë dhe tha: “Ne kemi treguar se kemi mësuar nga e kaluara. Ne do të përdorim të drejtën tonë për të manovruar. Finlanda ka mundësinë për të aplikuar për anëtarësim në NATO.”
EDHE PRESIDENTI FINLANDEZ BËRI GJITHASHTU DEKLARATA TË NGJASHME
Në fakt, Sauli Niinisto, i cili publikoi një mesazh për festimet e Vitit të Ri, tha : “Ne theksojmë edhe një herë se do të aplikojmë për anëtarësim në NATO nëse vendosim vetë, me hapësirën e manovrimit të Finlandës dhe lirinë e zgjedhjes.”
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Finlanda dhe pranimi i saj në NATO “do të kishte pasoja serioze ushtarake dhe politike që do të kërkonin një përgjigje adekuate nga pala ruse”./KosovaPost/.