46 persona kanë vdekur në një aksident tragjik në Bullgari. Në mesin e viktimave është edhe vajza e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Brava përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Inna lillahi we inna ilahin rajiun. U takofshim në lulet e xhenetit bija ime, Sumeja”, ka shkruar Brava.