Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin social facebook ka publikuar fjalimin që kishte planifikuar të mbante sot në Kuvendin e Kosovës, seancë e cila nuk u mbajt për shkak të votave të mungesës së votave për ratifikimin e demarkacionit.

Ja postimi i tij:

Të dashur qytetarë!

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:

• Të nderuar deputetë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.

• Ky Ligj ka 4 nene dhe po ashtu përmbanë:

• Dokumentacionin zyrtar të Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,
• Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018

Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova:

o Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit,

o Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian

• Ju faleminderit.

Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme!

RH.

You may also like

Mos e humbisni! Ja si ndikon uji me kastravec në organizëm

Uji me kastravec është një nga pijet më