Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19 dhe po trajtohet në Klinikën Infektive.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra për medie në QKUK.
“Ju konfirmojmë se është i shtrirë në Klinikën Infektive, gjendja shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media për lajmi.net.
Krasniqi ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se gjatë kësaj jave nuk do të mbajë ligjerata për arsye shëndetësore.