Morten Boesen, mjeku i kombëtares së Danimarkës, është ai që i shpëtoi jetën Christian Eriksen një ditë më parë kur mesfushori pësoi një arrest kardiak dhe humbi ndjenjat në fushën e lojës.
Një ditë pas ngjarjes, mjeku ka folur në një konferencë për gjendjen e futbollistit dhe momentet e tmerrit në fushën e lojës. “Eriksen është mirë dhe të gjitha kontrollet e kryera deri tani duken mirë. Por ende nuk ka një shpjegim për atë që ndodhi dhe kjo është një nga arsyet që ai është ende në spital. Ai ishte praktikisht i vdekur. Pësoi arrest kardiak dhe gjithçka më pas ndodhi shumë shpejt. Unë nuk jam një kardiolog dhe nuk mund të hyjë në detaje, duhet të flasim ekspertët e kësaj fushe”, tha mjeku.
Më tej, ai tregoi se lojtarët e kombëtares zhvilluan një bisedë të shkurtër me Eriksen me video, ndërsa më pas një psikolog u erdhi në ndihmë atyre në hotelin ku është vendosur kombëtarja.