Flet nëna e Aulon Zekës me lot në sy: Ma ka përvlu zemrën (Video)

Flet nëna e Aulon Zekës me lot në sy: Ma ka përvlu zemrën (Video)

Nesër do të mbahet seanca e parë në rastin e gjykimit për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Babai dhe nëna e Aulonit kërkojnë drejtësi për djalin 16 vjeçar që iu vra.

Me lot në sy, nëna e tij rrëfen se si djali i doli nga shtëpia, për të mos iu kthyer kurrë më.

Ajo kishte menduar se djali i saj ka humbur diku dhe se nuk kishte para me vete. Krejt çka Auloni kishte atë ditë ishin 1 euro e gjysmë që nëna e tij i’a kishte dhënë për kafe dhe për bukë.

“Tre muaj bëhen edhe një javë. Me 15 shtator doli prej shtëpisë edhe më nuk e kemi pa, thosha ka humb djali se s’ka dalë prej shpisë, 1 euro e gjysmë i’a kam dhanë, s’ka pas tjera, 50 cent 1 tost me ble, edhe 1 euro se më ka thanë, mam nashta dal 1 kafe me pi. Thojsha djali s’ka pas pare”, rrëfen ajo.

Nuk mund të përmbahet nga emocionet teksa rrëfen se si Auloni i kishte premtuar se asnjëherë nuk do ta linte vetë.

“Djalin tem nuk e ngjallë kërkush, edhe kumedit çka me u ba. Nuk ngjallet, që ma ka përvlu zemrën. Që thojke kurrë nuk kam me të lanë vetë. Qysh jena mbajt. Zoti na ka ndihmu”, thotë tutje ajo, në një rrëfim për Klan Kosovën.

Babai i Aulonit kërkon drejtësi për të birin.

Ai shpreson se fajtorëve do t’iu shqiptohet dënimi i merituar, ndonëse thotë se është problem të ndodhë një gjë e tillë, meqë bëhet fjalë për dy të mitur.

“Këtu duhet me kallxu vetën edhe Gjykata që me kanë rast i fundit, edhe ishalla është i fundit tek shqiptarët. Me u shqiptu dënimi I merituar, megjithëse për të mitur është problem”, thotë ai.

Sipas Ligjit për të Mitur, të dyshuarit mund të dënohen deri në 10 vite./pp/

Related Posts

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata