Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se autoritete e Kosovës po kërkojnë nga disa vende njohjen e pavarësisë, ata po shkelin Marrëveshjen e Washingtonit, por theksoi se me këtë Kosova i tregoi Serbisë drejtimin se si do të veprojë, transmeton Kosova Post.
“Unë pashë kërkesat e fundit të Ministrit të Mbrojtjes në Prishtinë, i cili thotë se ka kërkuar nga Gjeorgjia, Ukraina e Azerbajxhani për ta njohur Kosovën e pavarur”, tha thënë Vuçiq, ndërsa shprehet falënderues ndaj zyrtarëve të Kosovës për informimin mbi kërkesat e tyre.
“ Është mirë që na informuan dhe unë i falënderoj ata”, tha Vuçiq para gazetarëve në Brus, transmeton sputnik. I pyetur nga gazetarët se si i sheh shfaqjet unike politike të partive shqiptare në komunitetet serbe para zgjedhjeve lokale në Kosovë, Vuçiq u përgjigj se ‘puna e tyre është të bashkohen’.