Qendra “Xheladin Rekaliu’ në Besianë është vërshuar nga numri i madh i qytetarëve të interesuar për vaksinim kundër Covid-19, raporton Kosova Post.
Ekipet e mjekëve dhe vullnetarëve janë ndarë në katër grupe, ndërsa bëjnë përpjekje që ta përballojnë fluksin e madh të të interesuarve.
Në këtë qendër janë të pranishme edhe forcat e rendit, të cilat po e monitorojnë situatën.
“Për t’u futur në rend dhe për ta marrë vaksinën, është dashtë me pritë ma tepër se një orë” – tha për Kosova Post qytetari N.F.
E. T, një tjetër qytetar, tha që i është dashur të vijë pas orarit të punës, meqë edhe në kohë të pauzës, kishte shumë që prisnin në rend.
Sot në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë, u vu theksi te fakti se, është shtuar interesimi për vaksinim ditëve të fundit./KosovaPost/