Zyrtarisht në Shqipëri nuk është regjistruar ndonjë rast me “Florona”, siç njihet kombinimi i Covid-19 me gripin sezonal, por mjekët infeksionistë nuk përjashtojnë mundësinë që ky variant të jetë në qarkullim, përcjell KosovaPost.
“Për deri sa një rast është konfirmuar në Maqedoninë e Veriut edhe ne mund të kemi një gjë të tillë. Ndryshimi për ne është se pacientët këmbëngulin se nuk u ndodh diçka e tillë. Dyshimi është të filloj si grip dhe pastaj të marrë formën e Covid.”
Mjekja Sabahet Dedja thotë se simptomat e “Omicron” janë tepër të ngjashme me ato të gripit sezonal. Ndarjen e bën vetëm tamponi.
“Mund të filloj me një temperaturë, e cila mund të arrijë edhe 39, 40. Kryesisht dhimbje koke dhe sekrecione të ndryshme dhe dhimbje të fytit dhe gricje të fytit. Temperatura mund të zgjas dy deri në tre ditë dhe bie në mënyrë të menjëhershme.”
Të sëmurët kronikë duhet të tregojnë më tepër kujdes pasi infektimi me Covid-19 mund të shtoj komplikacionet.