Sikur variantet e reja të COVID-19 të mos ishin mjaft shqetësuese, tani kombinimet e virusit me sëmundje të tjera po rezultojnë në formimin e sëmundjeve të padëgjuara më parë. Së pari, ishte Delmicron, një gjendje që rezulton nga infeksionet e njëkohshme të të dy varianteve Omicron dhe Delta të COVID-19. Dhe tani, një sëmundje e re e quajtur “Florona” duket se është shfaqur në Izrael, përcjell KosovaPost.
Çfarë është Florona?
Florona me sa duket është emri që i është dhënë gjendjes kur një pacient kontraktohet si nga COVID-19 ashtu edhe nga gripi. Sipas një postimi në Twitter nga Arab News, Izraeli raportoi rastin e tij të parë “Florona” të enjten, një ditë para se ky shtet të fillonte administrimin e vaksinave të katërta për popullatën e ndjeshme.
Sipas raportimeve, Florona ndodh pas “infeksionit të dyfishtë” ose “bashkëinfeksionit” si me SARS-CoV-2 ashtu edhe me virusin e gripit. Rasti u zbulua te një grua shtatzënë e pavaksinuar e cila ishte shtruar në një qendër mjekësore.