Paralajmërimi i opozitës për protestë masive në mbarë Bjellorusinë, pjesëtarë të policisë së armatosur me pajisje speciale janë vendosur përreth rezidencës së Presidentit Bjellorus Alexander Lukashenko, përcjell Kosova Post.
Sputnik, raporton se në rrugën Saperov, e cila ndodhet pranë vendbanimit të Presidentit të Bjellorusisë, ka automjete të shumta policore dhe pajisje speciale, topa uji dhe automjete me tela me gjemba si masa për shpërndarjen e protestuesve.
Pavarësisht forcave të mëdha policore dhe makinerisë së avancuar, qarkullimi në këtë pjesë të qytetit nuk është ndaluar.
Tutje bëhet e ditur se forca të madha policore të pajisura me mitraloza po qëndrojnë përgjatë Sheshit të Flamurit./KosovaPost/