Ministria e Mbrojtjes tha se 138 talebanë të tjerë u plagosën, duke përfshirë guvernatorin në hije Mullah Abdul Ahad dhe ministrin Abdul Rahman, në ofensivat e vazhdueshme kundër terrorizmit në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Kosova Post.
Të paktën 189 talebanë janë vrarë në të gjithë Afganistanin në 24 orët e fundit, shkruan AA.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se 138 talebanë të tjerë u plagosën, duke përfshirë guvernatorin në hije Mullah Abdul Ahad dhe ministrin Abdul Rahman, në ofensivat e vazhdueshme kundër terrorizmit në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.
“Tridhjetë e dy IED (pajisje shpërthyese të improvizuara) u zbuluan dhe u shkatërruan nga Ushtria Kombëtare Afgane”, tha ministria.
Zyrtarët lokalë theksuan për AA-në se 16 prej kryengritësve u vranë në një sulm ajror në provincën Jawzjan fqinje me Turkmenistanin, ndërsa 47 të tjerë në provincën qendrore Zabul.
Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, një depo armësh dhe një bazë sekrete e talebanëve u shkatërrua në periferi të Sheberghan, kryeqytet i provincës Jawzjan.
Në Zabul, ushtria tha se një strehë e talebanëve ishte në shënjestër në zonën e Shah Joy.
Nuk ka prononcim të menjëhershëm nga talebanët për këto pretendime. Zëdhënësi Zabihullah Mujahed, megjithatë, shkroi në Twitter se “dhjetëra” rekrutë të rinj u bashkuan me radhët e talebanëve pasi kaluan një sesion trajnimi.
Ai po ashtu mori përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në provincat lindore Logar dhe perëndimore Samangan, duke vrarë të paktën 16 forca të sigurisë.
Që kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi planin e tërheqjes së forcave amerikane në mes të prillit, Afganistani ka qenë dëshmitar i sulmeve në rritje të talebanëve.