Në aksionin antiterrorist në Tunizi, pranë rezidencës së ambasadorit francez u zbulua një tunel, i cili të dërgon në shtëpinë e cila vizitohej shpesh nga një ekstremist i njohur, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Tunizisë, transmeton Kosova Post.
Forcat antiterroriste po hetojnë tunelin, thuhet në njoftim dhe raporton Reuters. Ndërkohë, forcat tuniziane të sigurisë kanë penguar shumicën e komploteve militante në vitet e fundit dhe kanë përmirësuar reagimin ndaj atyre që kanë ndodhur, vlerësojnë diplomatët perëndimorë.sh.o.K.Post