Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka bërë të ditur kryerjen e sulmeve ajrore me dronë nga ushtria e Jemenit kundër një baze ajrore në Khamis Mashid të Arabisë Saudite, transmeton Kosova Post.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Jahja Sari’, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, ka deklaruar: “Këto sulme janë kryer në orët e para të ditës së premte me dronë të llojit “Kasef K-2” kundër kësaj baze ajrore saudite në Khamis Mashit. Këto sulme janë kryer në kuadër të kundërpërgjigjes së ligjshme dhe natyrore ndaj agresionit ushtarak saudit dhe ndaj vazhdimit të bllokadës kundër Jemenit nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite”.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit gjithashtu të enjten në mbrëmje ka njoftuar për kryerjen e sulmeve ajrore me dronë nga ana e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër një baze ushtarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në rajonin Al-Vadi’a në kufirin mes Jemenit dhe Arabisë Saudite.
Gjatë këtyre sulmeve 5 oficerë ushtarake saudit dhe mbi 60 forca mercenare janë vrarë ose plagosur.