Forcat speciale turke neutralizuan tre terroristë të organizatës terroriste separatiste PKK/YPG-së në veri të Sirisë, transmeton Kosova Post.
Kjo është bërë e ditur të martën nga Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në Twitter.
“Vazhdojmë të japim kundërpërgjigje të shumëfishtë ndaj tentativave të terroristëve për provokim dhe sulm. Tre terroristë të PKK/YPG-së, që tentuan të depërtojnë në zonën e operacionit ‘Burimi i paqes’, u neutralizuan nga komandot tanë trima”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Rajoni në fjalë ishte spastruar nga terroristët përmes operacionit të Forcave të Armatosura Turke “Burimi i paqes”, i cili ishte kryer në datat 9 tetor – 25 nëntor 2019.trt