Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në paneli e liderëve të titulliar “Qeverisja globale: Qasje të reja për zgjidhjet globale” që u mbajt në kuadër të Forumit të Diplomacisë së Antalya-s, transmeton Kosova Post.
Debati në panelin e diskutimit u fokusua rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa presidentja Osmani në fjalimin e saj the pandemia ka rritur pabarazitë që tashmë kanë ekzistuar.
“Bota jonë, shtetet tona dhe shoqëritë tona nuk do të jenë të njëjta pas pandemisë. Fillimisht, ajo ka rritur pabarazitë që tashmë kanë ekzistuar. Grupet më të margjinalizuara, ata që ishin më të ndjeshëm, ata që vuanin më shumë edhe para pandemisë, tani vuajnë edhe më shumë pas pandemisë”, tha Osmani.
Ajo gjithashtu tha se “modeli aktual i globalizimit nuk funksionon”, duke shtuar se “kemi ardhur buzë një kolapsi potencial të sistemeve tregtare dhe ekonomike që kanë ekzistuar”.
“Është shumë për të ardhur keq që na duhej kjo pandemi që të gjithë anekënd botës të kuptojmë se sa kemi nevojë për njëri-tjetrin”, u shpreh Osmani.
Ajo rikujtoi fillimin e pandemisë dhe nevojën për pajisje mjekësore, duke shtuar se kanë kërkuar mbështetje nga Turqia, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA.
“Kur u përballëm me sfidat e para, ne thirrëm presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan dhe ai nuk dërgoi vetëm një aeroplan me pajisje mjekësore, por ai dërgoi dy. Ishte ndihma jonë e parë, për të na ndihmuar të mbijetojmë”, theksoi Osmani.
Ajo më tej gjithashtu theksoi rëndësinë e barazisë dhe mbështetjes së drejtë, duke shtuar se duhet ndihmuar ata që kanë nevojë për më shumë ndihmë.
Presidentja Osmani gjithashtu tha se principi “Asnjë nuk është i sigurt përderisa të gjithë nuk jemi të sigurt” nuk duhet përkufizuar vetëm me pandeminë, por duhet të zbatohet edhe në çështjet siç janë terrorizmi apo ndryshimet klimatike.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë për AA konfirmoi se Forumi Ndërkombëtar i Diplomacisë në Antalya, në të cilin Anadolu Agency (AA) është partner global i komunikimit, pret dhjetë krerë shtetesh dhe qeverive, 42 ministra të jashtëm, tre ish-krerë të shteteve dhe qeverive, mbi 50 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare ose ish-zyrtar të qeverisë.
Gjatë forumit tre-ditor në thellësi analizohen debatet me rëndësi globale, përfshirë Ballkani, e ardhmja e Evropës, marrëdhëniet trans-atlantike, refugjatët dhe migrantët, si dhe kërcënimi nga terrorizmit.(AA)