Policia turke ka arrestuar një të ri pasi u kap nga kamerat duke rrahur brutalisht foshnjen 3 muajshe të tij në qytetin Gaziantep.
Gjithçka u zbulua pasi nëna e dërgoi foshnjen për vizitë në spital, ku mjekët kanë konstatuar shenjat në trup. Pas hapjes së kamerave në shtëpi, u zbulua se foshnja ishte rrahur nga babai i saj teksa qante me të madhe.
Në dëshminë e dhënë para policisë, nëna ka kërkuar dënimin maksimal për bashkëshortin, raporton abcnews.al.