Foto e ditës: Imazh i dhimbshëm, por ku janë pushtetarët me paga të majme?

Foto e ditës: Imazh i dhimbshëm, por ku janë pushtetarët me paga të majme?

Derisa në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet për pagat e pushtetarëve, një grua e moshuar e ka një hallë tjetër, sigurimin e kafshatës së gojës për mbijetesë. Ajo nuk ka kërkesë pagën e majme deri në 2000 euro, por ndihet mjaftueshëm me disa centë që dikush ia dhuron derisa shtrin dorën e lëmoshës, shkruan Kosova Post.

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë në lagështin që ka krijuar bora shihet ulur një grua në moshë derisa duart e saj janë ngrirë nga të ftohtit që po mbretëron sot, e jo larg metra ku kjo nënë po kërkon lëmosh është ndërtesa e legjislativit aty ku deputetet dhe qeveritaret përplasen mes vete se kush ka paga më të majme.

E ulur në gjunjë asaj i qëndron afër edhe një pëllumb i cili e shiqon dhimbshëm por nuk ka mundësi ta ndihmojë.

Letra e bardh dhe disa centë të vendosur në të është imazhi më i mirë se populli ka hallin e sigurimit të kafshatës së gojës, ndërsa ata që u dhamë besimin me votë e kanë dertin e lukseve , udhëtimeve, blerjeve të shtrenjta por jo zbutjen e papunësisë, shkruan Kosova Post/ M.Dervishi/