Detaji i “telefonit celular” në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale dhe që pretendohet se është bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka habitur ata që e kanë parë, transmeton KosovaPost.
Në një fotografi bardh e zi të shpërndarë në Facebook dhe që daton në vitet 1940, një burrë që mendohej se përdorte një pajisje celulare që nuk ishte prodhuar ende në ato vite, ngjalli dyshime tek ata që e panë.
Sipas lajmeve të New York Post, nuk janë të paktë ata që mendojnë se njeriu në foto është nga e ardhmja dhe është një “udhëtar në kohë”.
Titulli, i cili u nda për herë të parë nga Kristjan Hoffmann në grupin islandez në Facebook Gamlar ljósmyndir në vitin 2016, mbishkrimi: “Një gjë që bie në sy në këtë foto të bukur është sipër mendimit tim, në mes të fotos është një burrë ka dorën në vesh, por në ditët e sotme kjo duket sikurse është i interesuar të flas me celular.”
“Nuk di çfarë të them, nuk mendoj se ai është vetëm duke folur në telefon… Ai qëndron i vetëm dhe ka një kapele dhe shall ndryshe nga të tjerët dhe sillet ashtu siç bëjmë ne sot”, tha Hoffmann.
Fotoja u shfaq gjithashtu në një video të teorisë konspirative të titulluar “10 raste të pashpjegueshme të udhëtimit në kohë reale” në YouTube.
Disa thanë se ai ishte një spiun, ndërsa të tjerët në grup insistuan që burri të kontrollonte nëse ora e tij po funksiononte. Të tjerë thanë se ai përdori vetëm një tub dhe gërvishti veshin gjatë kohës që bëhej fotografia./KosovaPost/.