Baret, restorantet, vendet e kulturës dhe dyqanet jo-thelbësore do të hapen sërish për klientët në Francë nga 19 maji.
Këtë e bëri të ditur Presidenti Emmanuel Macron në një intervistë për gazetat rajonale, të enjten.
Masa të reja do të ketë edhe nga 9 qershori, turistët nga kjo datë do të mund të hyjnë në Francë nëse kanë një dëshmi që tregojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19 apo edhe se e kanë kaluar virusin, ose kanë test negativ për koronvirus.
Ky shtet deri tani ka masën e kufizimit të lëvizjes e cila fillon nga ora 19:00 dhe zgjat deri në mëngjes, po ashtu qytetarëve iu ndalohet të lëvizin më larg se 10 kilometra nga vendbanimet.