Në Francë, 6 oficerë policie u dënuan me burg për abuzime dhe dhunë raciste.
Sipas shtypit francez, Gjykata e Bobigny dënoi me burgim nga 6 gjer në 12 muaj 6 oficerë policie për fyerje dhe dhunë racore gjatë ndalimit të shtetasit egjiptian Samir E. në kryeqytetin Paris, në prill 2020.
Laurent-Franck Lienard, avokati i policit Pierre C., tha se ata do ta apelonin vendimin, duke shtuar se gjykata nuk kishte marrë parasysh asnjë nga provat e paraqitura.
Kurse Arie Alimi, avokati i Samir E., tha se vendimi është një fitore kundër racizmit dhe dhunës policore brenda policisë franceze.