Klubi Salernitana tha se Ribery, 38-vjeçar, nënshkroi marrëveshje njëvjeçare që do ta mbajë atë në stadiumin Arechi në Salerno deri më 30 qershor 2022, transmeton Kosova Post.
Veterani francez i futbollit Franck Ribery të hënën u transferua në Salernitana, bëri të ditur klubi italian i Serie A, shkruan AA.
Në një deklaratë, klubi Salernitana tha se Ribery, 38-vjeçar, nënshkroi marrëveshje njëvjeçare që do ta mbajë atë në stadiumin Arechi në Salerno deri më 30 qershor 2022.
Ribery u mirëprit nga lojtarët e Salernitana dhe një numër i madh i tifozëve në stadium.
Gjatë karrierës së tij futbollistike, ai ka luajtur për Metz, Galatasaray, Olympique Marseille, Bayern Munich dhe Fiorentina.
Ish-reprezentuesi francez ishte lojtar shumëvjeçar i Bayern Munich-ut, duke e ndihmuar klubin të fitojë UEFA Champions League në vitin 2013 dhe nëntë tituj gjermanë në Bundesliga.