Shkruan: Dardan Grapci
Unë kërkoj nga Gjykatat e Kosovës që çdo kandidat që i keqpërdorë fushatat zgjedhore, duke i përmendur krimet serbe në Kosovë dhe gjenocidin ti ndalohet kandidimi në zgjedhje në formë të prerë, e jo tu lejohet të luajnë me ndjenjat e atyre që i kanë humbur të dashurit e tyre në familje, sepse po të kishin guxim e vullnet, këtë do ta bënin së pakut pas shpalljes së pavarësisë e deri më sot.
Partitë politike në Kosovë, fatkeqësisht, nuk kane moral e as dinjitet shpirtëror, krejt kjo po bëhet për ta fituar karrigen e “ARTË” nga e cila do ta mashtrojnë popullin edhe më tutje. Edhe tre a katër fish më shumë.
Kandidatet nga partitë politike në vend se ta orientojnë fushatën me program tek e ardhmja e Kosovës, ata e kthejnë kokën mbrapa sa që japin premtime të njëjta sikur bashkë qeveritarët e tyre që nga paslufta gjë që nuk e kanë mbajtur asnjë premtim, sidomos për ta paditur Serbinë për gjenocid dhe dëme që i kanë bërë në Kosovë.
Në vend se ta akuzojnë Serbin, ata përkundrazi bëjnë marrëveshje kriminale të fshehta me Serbët, sidomos me ish agjentët e shërbimit sekret Serb për përfitime personale e jo për ta luftuar krimin e organizuar që po bëhet në dy vendet Kosovë-Serbi e cila është duke ndodhur edhe ditëve të sotme.
Këta njerëz politik, lider politik të partive politike në Kosovë, duhen urgjentisht me i kërkua falje familjeve të veteranëve të luftës, familjeve të dëshmorëve për keqpërdorimin e fushatës zgjedhore dhe gënjeshtrat që iu kanë thënë që nga paslufta, e jo të dalin të flasin për një situatë e cila ende ka plagë të hapura dhe gjak në mendjet e familjarëve të cilët i kanë përjetuar tmerret nga ushtarët Serb.