Ditëve të fundit, në disa pjesë të vendit, kanë shpërthyer disa vatra zjarri, vënia nën kontroll e të cilave, po vazhdon edhe sot, raporton Kosova Post.
Edhe Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK), është angazhuar për shuarjen e këtyre vatrave. Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar me personel dhe pajisje në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën e fshatit Shtupeq dhe komunën e Suharekës si pasojë e temperaturave të larta qe po mbizotërojnë në vendin tonë” – thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Ky është postimi i plotë: