Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se është I privilegjuar që gjatë mandatit të tij qeverisës, kontigjenti I FSK-së zbarkoi në misionin e parë paqësor jashtë vendit, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook Hoti tha se pjesëmarrja në misione të tilla paqeruajtëse është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova.
“Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së!”, ka shkruar Hoti.
Postimi I plotë:
Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.
Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së!