Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare( GK) të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses operacionet e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave për vitin 2023, përcjell KosovaPost.
Me rastin e përfundimit të operacioneve të deminimit në poligonin në Babaj Bokës është organizuar operacioni i asgjësimit të mjeteve shpërthyese nga ekipet e EOD së FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD të KFOR-it Amerikan, Rumun dhe Finlandez.
Komandanti i GK, gjeneral brigade Naim Haziri ka përgëzuar dhe falënderuar ekipet e EOD së FSK dhe KFOR-it për punën e jashtëzakonshme në eliminimin e mjeteve shpërthyese që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Kompania e Deminimit do të vazhdoj me detyrat e saj deri në pastrimin final të çdo sipërfaqe të kontaminuar me mina dhe mjete eksplozive në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.