Fuad Morina, Ambasador i Kosovës në Katar, i ka dorëzuar kredencialet Ministrit të Punëve të Jashtme Sulltan bin Saad Al Muraikhi, transmeton Kosova Post.
Njoftimi është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të Qeverisë së Katarit.
“Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme SH.T. Sulltan bin Saad Al Muraikhi dje ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës së Mozambikut në Katar SH.T. Isac Mamudo Massamby, ambasadorit të Republikës së Kosovës SH.T. Fuad Morina, ambasadorit të Republikës së Kongos- Brazzaville (jo rezident) SH.T. Celestin Jean Paul, Ambasadori i Vatikanit (jorezident) SH.T. Kryepeshkopi Eugene Martin Nugent, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë (jorezident) SH.T. Mateja Prevolasek, dhe Ambasadori i Republikës së Kilit (jorezident ) HE Jorge Daccarett”, thuhet në njoftim.
Ministri i Sulltan bin Saad Al Murakhi i ka uruar sukses ambasadorit nga Kosova./KosovaPost/