Fundjava në Kosovë kryesisht me diell

Fundjava në Kosovë kryesisht me diell

Fusha anticiklonike të fuqishme nga Evropa qendrore tash janë zhvendosur në lindje, duke u shtrirë edhe mbi rajonin tonë. Nën këto kushte mbi Kosovën ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

12.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

13.10-14.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell, e të dielën gjatë ditës priten edhe vranësira kalimtare.

15.10 – Mot kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por me tendencë të zbritjes. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 6C, e maksimalet nga 19C deri në 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.