Funksionalizohet Bordi i AKP-së

Funksionalizohet Bordi i AKP-së

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit pritet të mblidhet javën e ardhshme në takimin e parë me përbërjen e re, me ç’rast edhe bëhet prapë funksional ky organ vendimmarrës për veprimtarinë e përgjithshme të Agjencisë.
Që nga mesi i muajit dhjetor të vitit të shkuar Bordi mbeti pa kuorum për të mbajtur mbledhje, pasi që me mandat ligjor mbetën vetëm kryesuesi i Bordit, Petrit Gashi dhe zëvendës kryesuesi, Bajram Zejnullahu, përderisa gjashtë anëtarëve të tjerë u skadoi mandati. Kujtojmë se Bordi i Drejtorëve sipas Ligjit ka gjithsej tetë drejtorë.

Ditë më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës emëroi gjashtë drejtorët e ri në Bord:Hasime Mazreku-Krasniqi, Skender Komoni,  Ranko Djokiç, Qemajl Behrami, Bekim Selimaj dhe Avni Ajdini, duke e kompletuar kështu këtë organ vendimmarrës për punën e AKP-së.

Menjëherë pas këtij vendimi të Kuvendit të Kosovës, AKP ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore e procedurale për ta organizuar takimin e parë të Bordit me përbërjen e re dhe për të filluar me kryerjen e punëve të mbetura në pritje të vendimmarrjes në Bord.

AKP do ta informojë me kohë publikun me ditën se kur do të mbahet mbledhja e Bordit, me çështjet që do të diskutohen dhe vendimet që do të merren nga ana e Bordit.

You may also like

Mos u habitni! Kështu është dukur Leonora Jakupi para 20 viteve (Foto)

Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtarët më të