Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se burri nga Fushë Kosova është kapur duke bashkëjetuar me një të mitur nën 16 vjeç, transmeton Kosova Post.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq viktima është dërguar në strehimore./KosovaPost/