IHH sot bëri shpërndarjen e kurbaneve për 120 familjet e invalidëve të luftës

Organizata Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, në kuadër të shpërndarjes së kurbaneve me rastin e Festës së Kurban Bajramit, sot bëri shpërndarjen e kurbaneve për 120 familjet e invalidëve të luftës në Fushë Kosovë, komunë afër Prishtinës, raporton Kosova Post.

Xhevdet Qeriqi, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga dega në Fushë Kosovë, falënderoi Fondacionin IHH dhe Turqinë për ndihmat e tyre, duke theksuar se Turqia vazhdimisht është duke ndihmuar veteranët dhe invalidët e luftës, qoftë në shërimin e invalidëve nëpër spitalet e Turqisë, por edhe me ndihma të tjera.

“Në këtë rast janë rreth 120 familje që do të ndihmohen në komunën e Fushë Kosovës, prej invalidëve dhe veteranëve të luftës”, tha Qeriqi.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave