Everton mposhti Liverpool-in me rezultatin 2:0 në ndeshjen e Premier Ligës angleze të shtunën, duke shënuar fitoren e tyre të parë në Anfield që nga viti 1999, transmeton Kosova Post.
Skuadra mysafire gjeti rrjetën në minutat e hershëm me golin e shënuar nga Richarlison de Pedro Andrade në minutën e tretë në stadiumin Anfield në qarkun Merseyside.
Everton dyfishoi epërsinë në minutën e 83-të, kur mesfushori islandez Gylfi Sigurdsson ishte i sakt nga pika e bardhë.
Liverpool u përball me humbjen e katërt radhazi në Premier Ligë. Skuadra e kuqe humbi katër ndeshje radhazi të kampionatit vendas për herë të parë që nga viti 1923.
Liverpool janë në vendin e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Everton i rriti pikët në 40, duke siguruar vendin e shtatë në xhiron e 25-të të kampioniatit.(AA)