Tashmë ka rënë gongu që sinjalizon hapjen e merkatos së futbollistëve në të gjithë Europën. Për klubet që janë ende në kërkim të përforcimeve, mundësitë janë të pafundme, pasi ka shumë lojtarë që kanë mbetur pa kontratë.
Emrat janë sugjestionues, një mbi të gjithë, ai i Lionel Messit, kontrata e të cilit me Barcelonën skadoi zyrtarisht në mesnatën e 1 korrikut. Pastaj janë Sergio Ramos, i cili u largua nga Real Madridi apo Diego Costa. Ose Alex Teixeira, “playmakeri” brazilian, Ezequiel Garay dhe Martin Skrtel, emra me përvojë për ata që kërkojnë qëndrueshmëri në mbrojtje.
Ata që kërkojnë specialistë të Serisë A, mund të afrojnë emra të tillë si Fabrizio Cacciatore dhe Valter Birsa, ose Robinhon apo Hondan.
Janë pa skuadër edhe talentet që po veniten si Sturridge dhe Nasri, apo Ibisevic. Lista është e gjatë. Këtu janë më të mirët pa kontratë të disponueshëm në treg.
Futbollistët e lirë, okazine të merkatos:
Danijel Subasic (1984, portier) – Liruar nga Monaco që nga 1 korriku 2020
Gianluigi Donnarumma (1999, portier) – Liruar nga Milani që nga 1 korriku 2021
Tommaso Berni (1983, portier) – Liruar nga Interi nga 1 shtatori 2020
Cuco Martina (1989, mbrojtës i djathtë) – Liruar nga Evertoni që nga 1 korriku 2020
Fabrizio Cacciatore (1986, mbrojtës i djathtë) – Liruar nga Ascoli nga 1 korriku 2021
Jozo Simunovic (1994, mbrojtës qendror) – Liruar nga Celtic që nga 1 korriku 2020
Nikola Maksimovic (1991, mbrojtës qendror) – Liruar nga Napoli që nga 1 korrik 2021
Jerome Boateng (1988, mbrojtës qendror) – Liruar nga Bayerni që nga 1 korriku 2021
Mamadou Sakho (1990, mbrojtës qendror) – Liruar nga Crystal Palace nga 1 korriku 2021
Ezequiel Garay (1986, mbrojtës qendror) – Liruar nga Valencia që nga 1 korriku 2020
Mapou Yanga Mbiwa (1989, mbrojtës qendror) – Liruar nga Lyon që nga 1 korriku 2020
Sergio Ramos (1986, mbrojtës qendror) – Liruar nga Real Madridi që prej 1 korrikut 2021
Nicolas Nkoulou (1990, mbrojtës qendror) – Liruar nga Torino që nga 1 korriku 2021
David Luiz (1987, mbrojtës qendror) – I liruar nga Arsenali që prej 1 korrikut 2021
Martin Skrtel (1984, mbrojtës qendror) – Liruar nga Basaksehir që prej 12 janarit 2021
Fabian Johnson (1987, mbrojtës i majtë) – Liruar nga Borussia Mönchengladbach nga 1 korriku 2020
Ryan Bertrand (1989, mbrojtës i majtë) – Liruar nga Southampton që nga 1 korriku 2021
Patrick van Aanholt (1990, mbrojtës i majtë) – Liruar nga Crystal Palace më 1 korriku 2021
Elseid Hysaj (1994, mbrojtës i majtë) – Liruar nga Napoli nga 1 korriku 2021
Ramires (1987, mesfushor) – Liruar nga Palmeiras që nga 27 nëntori 2020
Ander Iturraspe (1989, mesfushor) – Liruar nga Espanyol që nga 20 korriku 2020
Carlos Sanchez (1986, mesfushor) – Liruar nga Watford më 1 korrik 2021
Emmanuel Badu (1990, mesfushor) – Liruar nga Verona që nga 2 janari 2021
William Vainqueur (1988, mesfushor) – Liruar nga Antalyaspor që më 4 gushti 2020
José Jurado (1986, mesfushor) – Liruar nga Cadiz që nga 1 tetori 2020
Senad Lulic (1986, mesfushor) – Liruar nga Lazio nga 1 korriku 2021
Marco Parolo (1985, mesfushor) – Liruar nga Lazio nga 1 korriku 2021
Jack Wilshere (1992, mesfushor) – Liruar nga Bournemouth që nga 1 korriku 2021
Paulinho (1988, mesfushor) – Liruar nga Guangzhou Evergrande që nga 1 korriku 2021
Alex Teixeira (1990, mesfushor sulmues) – Liruar nga Jiangsu nga 1 janari 2021
Bojan Krkic (1990, mesfushor sulmues) – Liruar nga Montreal që nga 1 janari 2021
Keisuke Honda (1986, mesfushor sulmues) – Liruar nga Neftchi Baku nga 1 korriku 2021
Samir Nasri (1987, mesfushor sulmues) – Liruar nga Anderlecht që nga 1 korriku 2020
Valter Birsa (1986, mesfushor sulmues) – Liruar nga Cagliari që nga 26 nëntori, 2020
Ravel Morrison (1993, mesfushor sulmues) – Liruar nga ADO Den Haag nga 9 janari 2021
Robinho (1984, mesfushor sulmues) – Liruar nga Santos që nga 16 tetori 2020
Juan Mata (1988, mesfushor sulmues) – Liruar nga Manchester United që prej 1 korrikut 2021
Diego Costa (1988, sulmues) – Liruar nga Atlético Madrid nga 1 janari 2021
Daniel Sturridge (1989, sulmues) – Liruar nga Trabzonspor që nga 2 marsi 2020
Wilfried Bony (1988, sulmues) – Liruar nga Al Itthiad që nga 1 tetori 2020
Rafael Santos Borré (1995, sulmues) – Liruar nga River Plate që nga 1 korriku 2021
Lionel Messi (1987, sulmues) – Liruar nga Barcelona që nga 1 korriku 2021
Oumar Niasse (1990, sulmues) – Liruar nga Huddersfield që nga 1 korriku 2021
Yaya Sanogo (1993, sulmues) – Liruar nga Huddersfield që nga 1 korriku 2021
Vedad Ibisevic (1984, sulmues) – Liruar nga Schalke 04 që nga 1 janari 2021
Robin Quaison (1993, sulmues) – Liruar nga Mainz që prej 1 korrikut 2021
Andros Townsend (1991, sulmues) – Liruar nga Crystal Palace më 1 korrik 2021
Stevan Jovetic (1989, sulmues) – Liruar nga Monako që nga 1 korriku 2021
Franck Ribery (1983, sulmues) – Liruar nga Fiorentina nga 1 korriku 2021
Mario Balotelli (1990, sulmues) – Liruar nga Monza nga 1 korriku 2021
Raffael (1983, sulmues) – Liruar nga Borussia Mönchengladbach nga 1 korriku 2020/SS