Austria mori një fitore të pastër 3-1 përballë Maqedonisë së Veriut e cila vinte në këtë kompeticion si debutuese.
Goli i dytë i austriakëve i shënuar nga sulmuesi Majkëll Gregoriç ka hyrë në histori pasi është goli i 700-të i shënuar në historinë e Kampionatit Europian.
Ndërkohë në listë ka vend dhe për një shqiptar, ku Xherdan Shaqiri në vitin 2016 shënoi golin e 650-të në historinë e kompeticionit.
Në listë ka dhe emra të mëdhenj si Van Basten, Tieri Henri dhe Ksavi Hernandez.