Rasti është cilësuar si grabitje, ndërsa ka ndodhur dje në rrugën ‘Komuna e Parisit’ në Prizren, shkruan Kosova Post.
“Rr. Komuna e Parisit, Prizren, 31.07.2021 – 17:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nën kërcënimin e thikës ka kryer grabitje nga disa të rinj në një qendër tregtare në Prizren” – thuhet ndër të tjera në raport.
“I dyshuari është i njohur për policinë si person me të meta mentale, i njëjti është dërguar në kontroll në spitalin psikiatrik dhe pastaj është dërguar në mbajtje” – vijon përshkrimi i rastit.
Po ashtu bëhet e ditur se ai nuk ka të lënduar asnjë person./KosovaPost/