Një zëdhënës i qeverisë iraniane fyerjen e turpshme ndaj dy miliardë myslimanëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit me mbështetjen zyrtare të policisë suedeze e quajti një akt urrejtjeje dhe një akt kundër jetës shpirtërore njerëzore.
TRT World ka transmetuar së fundmi pamjet e një personi në Suedi që i vë zjarrin Kuranit të Shenjtë.
Ishte Rasmussen Paluden, lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Danimarkë, i cili dogji Kuranin në një lagje suedeze. Ky veprim nxiti protesta në Suedi dhe në një numër vendesh islamike. Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Suedi, të dielën, i ngarkuari me punë i ambasadës së këtij vendi në Teheran u thirr nga Ministria e Jashtme iraniane. Atij i dha një notë e ashpër proteste nga Teherani kundër veprimit fyes të personit në fjalë që me pretekstin e lirisë së shprehjes dhe me mbështetjen e policisë suedeze, ofendoi Kuranin e Shenjtë. Në lidhje me këtë, dhe sipas IRNA, zëdhënësi i qeverisë iraniane, “Ali Bahador Jaharomi”, të hënën në mëngjes në një postim në Twitter, shkroi: “Liria fetare ia ka lënë vendin ofezve ndaj feve qiellore; Liria e shprehjes është bërë gjithashtu një mjet për përhapjen e ekstremizmit dhe racizmit në Perëndim”.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane shtoi: “Fyerja e turpshme ndaj 2 miliardë myslimanëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, me mbështetjen zyrtare të policisë suedeze, nuk është e drejtë e njeriut, por është urrejtje dhe një veprim kundër jetës shpirtërore të qenieve njerëzore”.