Erxhan Galushi, lider i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, LPRK, ka thënë se Iniciativa Qytetare Rome “I Romani Iniciativa” nga Graçanica, ka arritur që për herë të parë gjatë kandidimit të saj në zdhedhjet nacionale të siguronte një numër të konsiderushëm të votave, madje trefishin e votave nga tre subjektet e tjera politike rome, gjë që ua mundeson dy vende në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Ai tha se “vërehet qartë se këto vota “RI”-ja nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmen e Listës Srpska, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe vetë ata që do t’u “ndihmojnë’’ komuniteteve boshnjak, rom dhe goran”.
Galushi shtoi se “I Romani Iniciativa” në fakt është Lista Srpska dhe kërkoi që të regojnë të gjitha instiutucioneve të drejtësisë së bashku me të gjitha misionet diplomatike në Republikën e Kosovës.
Postimi:
REAGIM
UZURPIMI I VENDEVE TË GARANTUARA NGA LISTA SRPSKA
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, më 14 shkurt 2021, Iniciativa Qytetare Rome “I Romani Iniciativa” nga Graçanica, ka arritur që për herë të pare gjatë kandidimit të saj në zdhedhjet nacionale të siguronte një numër të konsiderushëm të votave, madje trefishin e votave nga tre subjektet e tjera politike rome, gjë që ua mundeson dy vende në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Gjatë procesimit të rezultateve preliminare, vërehet qartë se këto vota “RI”-ja nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmën e Listës Srpska, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe vetë ata se do t’u “’ndihmojnë’’ komuniteteve: boshnjak, rom dhe goran.
Prandaj, fare lehtë mund të konstatohet se “I Romani Iniciativa>, në fakt është Lista Srpska!
Ky precedent i rrëzikshëm duhet të ndalet menjëherë.
Mirëpres reagimin e të gjitha instiutucioneve të drejtësisë së bashku me të gjitha misionet diplomatike në Republikën e Kosovës.
Ne rast se një gjë e tillë kalon pa u dënuar, atëherë ekziston rreziku që në zgjedhjet e ardhshme Lista Srpska të krijojë edhe parti të tjera të komuniteteve pakicë me qëllim të uzurpimit të sa më shumë vendeve në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Me këtë veprim është atakuar vota e lirë dhe vullneti i perfaqësimit të komunitetit rom në Paralamentin e Republikës së Kosovës.
Kjo do të thotë tentativë manipulimi që përmes vullnetit të komuniteteve jo rome të perfaqesohet komuniteti rom. Krejtësisht e padrejtë dhe jokushtetuese!
Në tërësi eshte atakuar rendi kushtetues i vendit.
Një iniciativë e tillë assesi nuk mund të paraqesë vullnetin e plotë dhe të garantuar për qytatarët e komunitetit rom.
Matësi më i mirë tregues për një gjë të tillë është mënyra e sigurimit të votave të kontrabanduara gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në komunat me shumicë serbe, madje edhe 100% serbe, “I Romani Inicitiva”, ka arritur të kontrabandonte një numër të konsiderushëm të votave, si në vijim:
– Novobërdë 215 vota
– Lleposaviq 244 vota dhe
– Ranillug 199 vota
Një numër të dyshimtë të votave ka arritur të merrte edhe në Mitrovicën e Veriut, Partesh dhe Kllokot. Themi të drejtën, komplet procesi zgjedhor lidhur me “I Romani Iniciativa” shtë i dyshuar.
Prandaj, ne, Levizja Përparimtare e Romëve të Kosovës-LPRK, jemi në pritjen e publikimit të rezultateve finale nga KQZ-ja dhe pastaj do të ndërmarrim veprime të tjera procedurale sipas ligjeve në fuqi.