Raportohet se Gana është vendi i parë në Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) që aprovon dixhitalisht llojin e ri të rezultateve të testit të koronavirusit (Kovid-19), transmeton KosovaPost.
Ministri i Shëndetësisë i Ganës, Kwaku Agyeman Manu deklaroi se vendi i tij është i pari ndër vendet anëtare të ECOWAS që miraton rezultatet dixhitale të testit Kovid-19.
Duke vënë në dukje se ky aplikacion mbulon të gjithë laboratorët e autorizuar të provave Kovid-19 në vend, Agyeman Manu tha se udhëtarët me certifikata që mbajnë kodet e besueshme të udhëtimit të ECOWAS BIOMARS do t’i lejojnë ata të largohen nga Gana.
Agyeman-Manu deklaroi se certifikatat e provave të udhëtarëve që vijnë në vend do të verifikohen në këtë aplikacion.
Në Ganë, 91 mijë e 928 raste Kovid-19 janë parë deri më tani, 777 njerëz vdiqën.
Që nga 1 Marsi, më shumë se 842,500 njerëz janë vaksinuar deri më tani në fushatën masive të vaksinave Kovid-19 të filluar në vend./KPost/.