Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, po e shfrytëzon çarejn e raporteve të Vetëvendosjes me deputetin amë, Haki Abazit për të tallur këtë të fundit, raporton Kosova Post.
Përmes llogarisë së saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së e ka potencuar mungesën e sërishme të Abazit në Kuvend.
“Hakiu mungon”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit të Kuvendit.
Ditë me parë, ai ka treguar se ka një sër faktorësh që e kanë shtyrë ta bëjë këtë veprim “Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në “Facebook”