Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka akuzuar ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Prindon Sadriu për kërcënimin që i ka bërë përmes një letre të dërguar në emër të Presidentes Vjosa Osmani.
Sipas deputetës së PDK-së, Sadriu në këtë letër kishte kërkuar nga ajo që të kërkonte falje atij, pasi e kishte cilësuar atë si ‘ambasador me korrespodencë’.
E në këtë letër, Musliu thotë se Prindon Sadriu i vendosi asaj edhe kushte.
“Në letrën që më kishte dërguar, më ka caktuar edhe afate, që nëse nuk do të ia ktheja letrën do të më kërcënonte për padi civile për prishje të imazhit. Për të evituar konfliktin e interesit, Prindoni është dashur të refuzojë këtë detyrë, sepse është konflikt interesi. Nuk e kisha shpikur unë sa i përket sjelljeve, se për publikun janë të njohura plot foto, ku ai duket si është president, e jo burr i presidentes”, ka thënë anëtarja e PDK-së.
“Pse e kemi këtë lidhje, ky djali edhe lazdrohet, dhe i ështëdukur vetja se ku me ditë kush është”, ka thënë më tutje ajo.
Me këtë rast, Musliu pati akuza edhe për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas saj, kjo e fundit ia kishte dërguar letrën.
“Në cfarë cilësie ma dërguat letrën e tij ju si presidente? A është Prindoni fëmijë që ka nevojë që ju t’i dërgoni letrat e tij?”, tha Musliu , njofton Klankosova.tv.Që nga muaji maj i këtij viti, Prindon Sadriu është duke ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Shkup, pas shkarkimit të Gjergj Dedajt.