Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sot me mëngjes ka marrë rrugë për në Burojë të Skenderajt.
Ajo ka vizituar familjen e Bedri Tahçit, ku ka parë nga afër serën që ka punuar ai.
Musliu tha se ishte kënaqësi të dëgjosh storiet e suksesit nga Bedriu dhe bashkëshortja e tij.
Postimi i plotë:
Mirëmengjesi ju themi nga Buroja ku bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në Komunën e Skenderajt z. Behxhet Maliqi, vizituam familjen e Bedri Thaçit.
Kjo familje njihet për kultivimin e perimeve.
Ata punojnë me përkushtim e pa përtesë pasi që shitjen e prodhimeve e kanë të garantuar. Kjo familje ka arritur qyshë tani të kontraktojë me blerësit.
Ishte kënaqësi të dëgjosh storiet e suksesit nga Bedriu dhe bashkëshortja e tij por patjetër i dëgjuam më vëmendje edhe kërkesat dhe sfidat me të cilët bujqit tanë ballafaqohen.