Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka folur për çështjen e mosekzekutimit të pagës së shtatorit për mësimdhënësit pas grevës në arsim.
Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Demi ka pyetur “Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës grevistët nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?”
“Për ata që sistem besimi e kanë se ‘ligji është si llastiku’, a paguhen grevistët a jo është krejt çështje e tekeve. Ani pse një teke e tillë kushton 11.5 milionë euro (pagat mujore neto të të gjithë mësimdhënësve)”, ka shkruar Demi.