Një nga komunat më të rëndësishme në vend është padyshim ajo e Gjilanit.
Në këtë komunë nuk ka fitues, prandaj Gjilani duket se do të shkojë drejt në balotazh.
Ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 95.36% të votave, gara vazhdon të jetë sërish e “nxehtë”.
Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe ai nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni po vazhdojnë të jenë ende ‘në ethe’ deri në numërimin përfundimtar të votave qytetare.
Hyseni ka 44.41% të votave deri tani, ndërsa Lutfi Haziri ka 43.97% të tyre.
Sipas të gjithë parametrave gara në këtë komunë do të vazhdojë deri në numërimin e 100% të votave, apo edhe deri në balotazh.