Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është një nga deputetët të cilët u betuan sot në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Pas betimit, Gashi ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke përshëndetur deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tutje ka shkruar ai në Facebook edhe disa fjalë për subjektin që përfaqëson ai në Kuvendin e Kosovës. LDK-në
“Sot filluam një rrugëtim të ri, duke besuar në vlerat politike të LDK-se, dhe duke u bazuar në besimin e dhënë nga votuesit tonë!”, ka shkruar Gashi në Facebook.