Gashi: Nuk ka ende vendim të Gjykatës për Sylejman Selimin

Ditë më parë avokati mbrojtës i Sylejman Selimit Tomë Gashi i kontaktuar nga Kosova Post, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës, meqë  jemi në gjysmën e Korrikur, kohë të cilën edhe gjyqtari e ka paralajmëruar se do të merret një vendim, vendim  ky i cili nuk është marrë ende për ish komandantin e UÇK-së.

Se nuk ka ende vendim të Gjykatës lidhur me rastin e Sylejman Selimit, pavarësisht  se ka kaluar gjysma e Korrikut e ka konfirmuar për Kosova Post edhe avokati mbrojtës i Selimit, Tomë Gashi

Ende nuk kemi marrë vendimin nga Gjykata Supreme se çfarë ka vendosur për shkallën e dytë. Po presim që sa më shpejt të jetë e mundur të na dërgohet vendimi, por kjo nuk varet prej nesh‘, tha Gashi.

I pyetur se  a ka frikë se do të ketë shtyrje të këtij proces’, Gashi nuk ka dashur të komentoj.

“Nuk ka pasur data të sakta, porse është deklaruar vetëm mesi i korrikut dhe derisa nuk ka ndonjë gjë në formë të shkruar, atëherë nuk mundet asgjë të komentohet, thjesht jemi në pritje të vendimit”, ka thënë Gashi për Kosovapost.

Ndryshe, dy javë më parë, Gjykata Supreme kishte marr vendim për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli, por ky vendim nuk është marrë ende edhe ndaj komadantit tjetër, Sylejman Selimi për të cilin është thënë se do të merret vendimi në mesin e korrikut e që konkretisht i bie nesër, shkruan Kosova Post./MD/

 

 

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Policia ka bastisur e konfiskuar armë që u përdorën nëpër ahengje

41-vjeçarja G.R , ishte duke vallëzuar në dasmën