Avotati Tomë Gashi është shprehur se kur Thaçi ishte President, ai kishte ndikim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Disa prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përdoreshin sipas dëshirës së Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai në Ora News
Më tej ai tregoi rastin se si Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte përkrahur PDK-në.
“Në 2014, PDK-ja ishte fituese e zgjedhjeve por nuk kishte numrin për të formuar qeverinë, atëherë Gjykata Kushtetuese vendosi se mund të qeverisë partia fituese pavarësisht numrave. Ndërsa kur zgjedhjet i fitoi Lëvizja Vetvendosje, atëherë Gjykata Kushtetuese ndryshoi rregullat duke thënë se nuk do të qeverisë partia fituese por dikush që formon numrin për qeverinë i cili është numri 61. Kështu i bie që qeverinë mund ta udhëheqë fituesi i 2-të apo i 17-të”, shpreh ai.