Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga qeveria që të heqë kufizimin aktual të orarit të punës, t’ua mundësojë funksionimin deri në ora 23:30, t’iu lejohet puna në ambientet e mbyllura dhe të ketë pako ekonomike ndihmëse, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kjo shoqatë ka thënë se në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen, gastronomët kanë paralajmëruar edhe protesta dhe se gjendja në gastronominë e vendit çdo ditë e më shumë po rëndohet.
“Çdo ditë kemi vdekje ekonomike dhe çdo ditë detyrohemi të kemi largime nga puna”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate. Nuk është zgjidhje e vetme që shteti i Republikës së Kosovës ta rrisë buxhetin e tij duke dënuar bizneset dhe qytetarët, pasi që këta të fundit kanë gjithashtu kriza ekonomike, ne mendojmë që duhet përdorur metoda stimuluese dhe jo ndëshkuese sepse nuk është koha”, thuhet në reagim.
Kjo shoqatë ka thënë se e sheh të panevojshëm kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:30. Sipas saj, bizneseve duhet t’u lejohet funksionimi në hapësira të mbyllura, “shteti dhe institucionet e tij nuk ofrojnë asnjë ndihmë financiare apo ndonjë alternative tjetër përkrahëse ndaj bizneseve të Gastronomisë në Kosovë.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar se që nga nesër do të nis me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për ndryshimin e vendimeve.
Shoqata ka publikuar një listë kërkesash për institucionet vendore:
- Thirrje të seancës në parlament për ta ndryshuar orarin
- Të zgjatet orari i punës deri 23:30
- Të lejohet puna në hapësira të mbyllura
- Të përcaktohet një manual i saktë për respektimin e distancës dhe masave mbrojtëse në hapësirave të mbyllura
- Të ndihmohen bizneset me pako ekonomike
Postimi i plotë:
Në Gastronominë e Kosovës çdo ditë e me shumë situata po rëndohet, çdo ditë kemi vdekje ekonomike dhe çdo ditë…
Gepostet von Shoqata e Gastronomeve të Kosovës am Dienstag, 1. September 2020